Dani Alves provokon Realin: Jeni me fat që Barcelona u zgjua vonë

schedule17:55 - 22 Prill, 2022

schedule 17:55 - 22 Prill, 2022

Dani Alves është lojtari që ka fituar më shumë trofe dhe do të donte ta ngrinte edhe një herë titullin kampion në LaLiga.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka ngacmuar rivalët e Real Madrid pas ndeshjes së fundit që katalanasit e fituan kundër Real Sociedad.

“Real Madrid është me fat që ne u zgjuam vonë dhe nuk mund të luftojmë për titullin kampion”, është shprehur braziliani.

Real Madrid kryeson me 15 pikë më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak, kur kanë mbetur edhe pesë javë kampionat. / abcnews.al