Danaj: Duhen të rishikohen dhe ulen disa taksa, tregu imobilar i pakontrollueshëm  

schedule19:30 - 18 Shkurt, 2022

schedule 19:30 - 18 Shkurt, 2022

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj vlerëson se duhet të rishikohen dhe ulen disa taksa. Në një intervistë për Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, duke komentuar kritikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar për sistemin e taksave, Danaj thotë se ky sistem favorizon evazionin. “Sistemi ynë i komplikuar për individët. Sistemi tatimor në Shqipëri favorizon evazionin”, theksoi ai.

Eksperti propozon se duhet të aplikohet taksa e luksit. Sipas tij mungesa e kësaj takse ka bërë që tregu imobilar të jetë i pakontrollueshëm.

“Ne kemi një lloj taksimi edhe për pjesë e ambientit dhe pronës. Jam dakord me këtë pjesë dhe kam kërkuar që shteti shqiptar duhet të vendosë një taksë luksi. Mungesa e kësaj takse dhe informaliteti i madh q kemi bëjnë  që të kemi tregun imobilar një nga tregjet më të pakontrollueshme. Është një siste shumë kaotik, pavarësisht se duket se po ecën mirë. Për sa i përket taksës së ambientit duhet një rikuilibrim”, thotë ai.

Eksperti vlerëson se një taksë e vetme do të thjeshtësonte sistemin, pasi ky lloj taksimi e bën të komplikuar.

“Jemi në një moment shumë të dobët. Personalisht unë jam partizani i një takse të vetme që  do ta thjeshtonte kaq shumë sistemin. Ky lloj taksimi që kemi me kaq shumë shkallë, komplikime3 e bën të pamundur të ketë dhe kontrollin e vetë shtetit. FMN flet vetëm për taksën, por nëse do të rishikojmë mënyrën sesi ti nxirim qytetarët të deklarojnë të ardhurat. Ne i taksojmë qytetarët me të ardhurat bruto, por nuk marrim parasysh të gjitha të shpenzimet e tjera”, u shpreh Danaj. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!