Dalot nuk fshihet: Milan i shëmtuar, të ulim kokën dhe të punojmë

schedule11:39 - 17 Maj, 2021

schedule 11:39 - 17 Maj, 2021

Milani humbi një shans të artë për t’u rikthyer në Champions League. Kuqezinjtë e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen e luajtur në “San Siro” ndaj Cagliarit. Tani nevojitet fitorja në Bergamo ndaj Atalantës në takimin e fundit të kampionatit.

Mision i vështirë, por Atalanta ka siguruar kualifikimin në turneun e më të mirëve për herë të tretë radhazi dhe nuk do të ketë motivimin me të cilin do të zbresin në fushë djemtë e Stefano Piolit.

Anësori i djathtë i “Djallit”, Diogo Dalot nuk fshihet dhe thekson se Milani zhvilloi një ndeshje të dobët ndaj skuadrës sarde. “Luajtëm keq, nuk jemi aspak të lumtur për ndeshjen që zhvilluam.

Tani duhet të ulim kokën, kemi një javë kohë për të kuptuar se çfarë na mungoi ndaj Cagliarit. Në këto momente kemi nevojë për qetësi dhe pjekuri.

Duhet të punojmë fort për të fituar finalen e së dielës”, deklaron 22-vjeçari portugez, i cili komenton edhe duelin me Atalantën. “Duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte.

Një sfidë që sjell kualifikimin në Champions League. Ajo që duhet të bëjmë ne është të ulim kokën, të punojmë fort gjatë javës dhe të përgatitemi sa më mirë“, përfundoi Dalot. /abcnews.al