Në kohën kur Shqipëria është futur në muajin e dytë të gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së COVID-19, qeveria shqiptare ka njoftuar Këshillin e Evropës për tërheqjen e përkohshme nga Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.
Me anë të një note verbale, qeveria shqiptare njoftoi KE-në se për shkak të masave që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e COVID-19, nuk mund të përmbushen kriteret e vendosura në nenet 8 dhe 11 të kësaj Konvente.
Në lidhje me këtë lëvizje të qeverisë dhe shumë të tjera të marra në kuadër të menaxhimit të krizës ka folur për Abc News aktivistja Elsa Ballauri.
Ballauri është shprehur se gjërat duhet të vihen në kontekst dhe se nuk duhet abuzuar me situatën dhe fjalët që përdoren. Sipas saj, me veprimet e marra deri më tani, klasa politike në vend ka treguar se vazhdon ende që të ketë një frymë ose nuanca diktature.
Aktivistja shton se fjala “luftë nuk duhet të përdoret orë e minutë dhe se duhet të tregohet gjithashtu kujdes me dhunën verbale, pasi edhe ajo më vete është një shkelje e të drejtave të njeriut.
Ballauri shprehet: Flitet vazhdimisht për gjendjen e luftës. Ka një mosrakordim, që krijon një keqkuptim. Është e vërtetë një gjendje lufte, apo është një gjendje pandemike që është më tepër një sfidë njerëzore, një moment që duhet të jemi të ndërgjegjshëm për atë që po ndodh, pa ia shtuar ndjesinë e frikës. Nëse flitet pastaj për veprime të forta si ndryshimet në Kushtetutë, vjen një moment që çdo gjë duhet të jetë e mirë-sqaruar përpara. Akoma në Shqipëri nuk janë të sqaruara te drejtat e njeriut. Duke qene se e kemi marre fluid edhe këtë lloj koncepti, veprimet që behen duket sikur janë shpesh herë te justifikueshme.”
Pothuajse çdo shtet në botë është duke luftuar koronavirusin, por asnjë prej tyre nuk është tërhequr nga Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Pse ne?
Ballauri: Po të shikoja politikën e Shqipërisë, mund të thosha, mendoj se ka një arsyertim shumë logjik qe vjen si pasojë e atyre që kanë ndodhur më parë. Politika shqiptarë është e egër, nuk i ka kuptuar akoma koncepetet bazë të të drejtave të njeriut. Vazhdon të jetë akoma një frymë nga shteti diktatorial… Duket sikur demokracia duhet të vazhdojë po me ato mjete. Kemi disa direktive të cilat i ka krijuar shoqëria. Deklarata e të drejtave të njeriut quhet universale sepse çdo njeri lind me të. Qeveritë e atyre vendeve që nuk e kuptojnë thelbin e demokracisë i cënojnë pa pyetur fare. Politika shqiptare vazhdon të ece nëpërmjet koncepte ve diktatoriale, nuancave diktatoriale që nuk i kupton për të tilla. Mendon se po bën mirë..”
Ndërsa e pyetur nëse është dhuna verbale një shkelje e të drejtave të njeriut, Elsa Ballauri u shpreh se shumë gjëra të tjera janë shkelje, duke përfshirë këtu edhe indiferentizmin, “bërja sikur”, etj. Sipas saj, në rastin tonë edhe politikanët që duhet të gjejnë një metodë të mirë për të udhëhequr vendin, akoma mbeten në psikozën që shqipëtarët e duan me të keq. “Se kuptojnë që është forca e ligjit ajo që duhet përdorur.”
Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, aktivistja shprehet:
Edhe ndryshimi i kodit penal, është shumë e tepruar, dhe mund të cojë rrjedhimisht në shkelje të të drejtave të drejtave të njeriut…Kemi të bëjmë me disa nene të futura që nuk janë të dobishme. Mbaje me gjobë. Shqipëria është e vogël, cdo gjë merrët vesh.
Ballauri vë në dukje gjithashtu edhe faktin që kemi një mosreagim nga ana e qytetarëve në lidhje më këtë çështje.
Ballauri: Kemi një logjikë e cila niset nga ajo që mund të bëj cfarë të dua dhe kjo është shumë e dëmshme. Ti mund ta ngresh stuhinë e frikës dhe mund të veprosh mbi të. Kjo tregon që ne kemi zero kundërshtim të shoqërisë. Kemi ngritje të protestave në Izrael ku shoqëria nuk është dakord me bashkëpunimin që do bëhet mes dy partive.
Ndërsa sa i përket shtyrjes së gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, aktivistja thotë se ky veprim është disi i çuditshëm. Kjo pasi nga njëra anë thuhet të kem një gjendje jo alarmante dhe nga ana tjetër kemi mungesë të theksuar informacioni.
Ballauri: Shtyrja e gjendjes së emergjencës është e çuditshme dhe në bëjmë hamendje, sepse s’kemi një informacion të qartë nga ata që e kanë bërë këtë. Duhet kërkuar llogari, pse bëhet kjo dhe cfarë po ndodh shkencërisht në aspektin e shëndetit me Shqipërinë. Nga njëra anë kemi një gjendje jo shumë alarmante, nga ana tjetër kemi mungesë të informacioneve.
Gjatë intervistës Ballauri u ndal tek e drejta e njerit dhe se çfarë mund të sjellë mungesa e balancës në këtë situatë pandemie.
“E drejta bazë e njeriut është e drejta për jetën. Duhet parë se deri ku shkon ky rrezik për jetën në mënyrë që të mbrohen disa elemente që duhet shkojnë në të mirë të mbrojtjes së jetës. Mungesa e balancës do të çojë në shkelje.
Qëndrimi në shtëpi ka një kuptim për mbrojtjen e jetës, por duhet të sigurohet edhe ana ekonomike. Qeverisjet e mira janë gjithmonë pranë njerëzve. Për tu diskutuar është fjalimi i përdorur, pasi fjalimi i tyre nuk duhet të përmbajë frikë. Depresionalizimi të fillon në momentin kur e ndjen që muaji që vjen do të jetë më i varfër, pasi varfëria e bën njeriun të humbë respektin për veten.
Më tej ajo theksoi se grupet e margjinalizuara duhet të tregohet shumë kujdes pasi nuk ka një organizim. Pavarësisht se ka një vrull të disa ndihmave, por nuk është sistematike. Duhet kuptuar se grupet e margjinalizuara janë më të rrezikuar se të tjerët”, u shpreh Ballauri.
Më tej ajo theksoi se duhet të bëhen transparente faktet për shtyerjen emergjencës, pasi sipas saj nga njëra ana situata e COVID-19 na paraqitet jo shumë alarmante , por nga ana tjetër duket sikur ka një mungesë informacioni.
“Besoj që duhet kërkuar llogari se përse po bëhet kjo shtyrje. Nga njëra anë kemi një gjendje jo shumë alarmante, por nga ana tjetër kemi mungesë të vërtetësisë së informacionit.
Kam dëgjuar raste që njerëzit e kanë kaluar këtë virus, por askush nuk i i ka pyetur se ku kanë qenë prezentë, sa të tjerë mund të jenë rrezikuar. Duhet të evitohen grupimet që rrezikojnë të tjerët”, u shpreh ajo. /abcnews.al/