Dalin rezultatet e Exit Poll-it të parë, kush fiton në Kosovë

schedule19:14 - 14 Shkurt, 2021

schedule 19:14 - 14 Shkurt, 2021

Pas përfundimit të procesit të votimit janë publikuar edhe rezultatet e Exit Poll-eve të para në Kosovë.

RTV Dukagjini ka organizuar Exit Poll përmes të cilit, Lëvizja Vetëvendosje (VV) i prin këtyre zgjedhjeve me 47.9%.

Partia e dytë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17.7% të votave.

E treta me numër të afërt të votave me partinë e dytë vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.6% të votave.

AAK-ja vjen e katërta ku mori vetëm 6.6% të votave, ndërkohë që në zgjedhjet e fundit kishte 11.5%.

Nisma në këtë Exit Poll merr vetëm 2.7%, e që i bie se nuk e kalon pragun për t’u futur në Kuvend.

Ky Exit Poll nuk ka anketuar Diasporën, megjithatë ka anketuar 9450 persona në 27 komuna.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!