Dalin pamjet, policia jep detajet e aksidentit me një të vdekur në Përrenjas

schedule15:35 - 23 Qershor, 2020

schedule 15:35 - 23 Qershor, 2020

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mesditë në aksin Librazhd-Qafë Thanë. Abcnews.al mëson se dy automjete janë përplasur në fshatin Urakë të Përrenjasit, ndërsa ka humbur jetën Nekie Razha 68 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person, E.S., 71 vjeç, banues në Korçë.  Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Sh.K., 67 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Suzuki”, me drejtues shtetasin T.R., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasja N.R., 68 vjeç dhe është plagosur shtetasja E.S., 71 vjeç, banues në Korçë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilat ishin pasagjerë në mjeti tip”Suzuki”.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/abcnews.al