Dalin pamjet nga takimi në Bruksel, Kurti e Vuçiç nuk përshëndeten dhe nuk shihen në sy

schedule12:24 - 18 Gusht, 2022

schedule 12:24 - 18 Gusht, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç po e zhvillojnë takimin e tretë mes tyre në Bruksel.

Pamje nga fillimi i takimit janë publikuar nga Bashkimi Europian. Fillimisht, kryediplomomati europian, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak ulen në tavolinë, ndërsa më pas aty shkon fillimisht Kurti e më pas Vuçiçi.

Kurti dhe Vuçiç nuk përshëndeten e as nuk shihen në sy ndërsa ulen njëkohësisht përballë njëri-tjetrit, raporton Gazeta Express.

Bashkimi Europian planifikon që këtë takim ta fokusojë në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

BE ka njoftuar se gjatë këtij takimi do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.

Për këtë takim, Borrell i thirri Kurtin dhe Vuçiçin pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës në fund të korrikut./Abcnews.al/