Dalin pamjet nga momenti i arrestimit të Jakup Krasniqit

schedule18:37 - 4 Nëntor, 2020

schedule 18:37 - 4 Nëntor, 2020

Ish-zëdhënësi i UÇK-së,  Jakup Krasniqi, është vënë në pranga këtë të mërkurë pas intervistimit 10 orësh në shtëpinë e tij nga Policia e EULEX-it.

Përmes një video të postuar në mediat vendase duket momenti kur Krasniqi është futur në makinë për tu disur drejt Gjykatës Speciale, në Hagë.

Në një deklaratë për mediat  avokati i Krasniqit, Valon Hasani ka bërë të ditur se aktakuza kundër Krasniqit është konfirmuar dhe sot pritet transferimi i tij për në Hagë.

I pyetur se për çfarë vepra është arrestuar Krasniqi, avokati Hasani tha se ende nuk dihet specifikisht por që janë nën juridiksionin e veprave të Speciales.

Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate,dhe është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku mbajti poste të larta  dhe gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.e.su./abcnews.al