Abcnews.al ka siguruar pamjet nga aksidenti që ndodhi pak më parë në aksin Fier –Seman.
Si pasoje e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Nga pamjet duket se makina ka rënë në një kanal, ndërsa ka marrë dëme të mëdha.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferit.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.
/abcnews.al/