Benzi del nga rruga në aksin Fier-Seman, plagoset shoferi dhe 2 pasagjerë

schedule19:19 - 14 Maj, 2022

schedule 19:19 - 14 Maj, 2022

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier sot rreth orës 18:30.

Si pasoje e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, Sokol Prendushi  dhe dy pasagjerët, shtetasit Kristjan Voci 29 vjeç dhe Jetnor Hila 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

/abcnews.al/