Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dalin pamjet, momenti kur shqiptari vret shitësin grek, 44-vjeçari mundohet t’i marrë armën

schedule20:39 - 9 Nëntor, 2021

schedule 20:39 - 9 Nëntor, 2021

Mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes së një shitësi në Selanik nga një 27-vjeçar shqiptar, i cili iu fut në dyqan për ta grabitur.

Grabitës 27-vjeçar i veshur me rroba të zeza, një xhaketë,  maskë kirurgjikale dhe hyn në market, ndërsa në dorë mban edhe një sfungjer, tek i cili kishte të fshehur armën.

Siç shihet në videon e Star, autorin futet në market dhe i drejton menjëherë armën shitësit 44-vjeçar.

Në tentativë për t’i marrë armën ka nisur një sherr trup me trup me grabitësin. Shitësi mundohet të qetësoje autorin, dhe një moment përpiqet edhe ta neutralizoje.

Në përpjekjen e tij për të marrë armën, ai fillon dhe përleshet me autorin. Më pas 27-vjeçari ka qëlluar. Plagët e plumbit në kokë i morën jetën 44-vjeçarit.

Autori u arrestua 24 orë pas ngjarjes, ndërsa në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!