Dalin pamjet, momenti kur autori hedh lëndën plasëse në banesën e zyrtarit të PD

schedule14:23 - 24 Maj, 2021

schedule 14:23 - 24 Maj, 2021

Një shpërthim me tritol ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e Ilgner Vora në Shijak. Ky i fundit është kryetar i grup seksionit të Partisë Demokratike në këtë zonë.

Në pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet momenti kur një person afrohet pranë banesës dhe hedh lëndën plasëse. Më pas ai largohet me shpejtësi.

Lexo edhe: Iu vendos tritol në banesë, zyrtari i PD-së: Nuk kam konflikt me njeri, nuk e di nëse është sulm politik

Zyrtari i PD, tha sot për mediat se deri më tani nuk ka asnjë dyshim dhe pse sipas tij e vetmja pistë mund të jenë denoncimet politike që ka bërë.

Vora ndër të tjera theksoi se në banesë jetojnë 12 pjesëtarët e familjes së tij mes të cilëve dhe fëmijë të vegjël. g.v/abcnews.al