Dalin pamjet, momenti i ekzekutimit të shqiptarit në Greqi dhe arratisja e autorit

schedule16:30 - 4 Tetor, 2021

schedule 16:30 - 4 Tetor, 2021

Mediat greke kanë publikuar momentet e ekzekutimit të shqiptarit 39-vjeç në një lokal në qendër të Athinës mbrëmjen e djeshme. Njëra nga kamerat e sigurisë ka arritur që të kapë autorin, i cili lëviz para lokalit në kërkim të shënjestrës dhe sapo e identifikon e qëllon disa herë.

Fillimisht, shqiptari që njihej me emrin Keli dhe nofkën “Keli Dejavu” mbeti i plagosur, por pas disa orësh ndërroi jetë në spital. Keli ishte me origjinë nga Tepelena dhe pronar i një lokali në Athinë ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë nuk i kishte shkëputur. Madje kishte kontakte të ngushta me shumë këngëtarë e figura të estradës shqiptare.

Sipas mediave greke, shqiptari ishte arrestuar më parë për trafik droge. Ndërkohë sipas dëshmitarëve okular, vrasësi i tij ishte një person i maskuar dhe i veshur me një xhaketë gri. Pasi kreu krimin, autori u largua me një makinë tip “Toyota” ngjyrë gri. /Abcnews.al