Dalin pamjet, momentet e shoqërimit të punonjësve të bashkisë në Lushnje

schedule12:27 - 6 Korrik, 2021

schedule 12:27 - 6 Korrik, 2021

Këto janë momentet e shoqërimit të punonjësve të bashkisë së Lushnjes. Kryetari Fatos Tushe, tetë zyrtarë publikë dhe dy biznesmenë u arrestuan sot në kaudër të operacionit të Prokurorisë së Posaçme.

Ata akuzohen si të përfshirë në skemën e abuzimit me fondet publike në Bashkinë e Lushnjes. Operacioni erdhi pas zbulimit të aferës korruptive me ndërtimin e një kanali vaditës, projekt me vlerë 24 milion lekë. Sipas SPAK, Tushe në bashkëpunim me të tjerët ka abuzuar me këtë tender duke përfituar shuma të mëdha financiare.

Lexo edhe: DOKUMENTI/ Si funksiononte skema e abuzimit në Bashkinë Lushnje, kryetari firmoste, dy biznesmenë pas hekurave

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka vendosur arrest me burg për kryetarin e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, katër vartës të tij zyrtarë publikë dhe dy biznesmenët ndërkohë që për për katër zyrtarë të tjerë është vendosur masa “arrest shtëpie”.

Konkretisht Tushe akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, ndërkohë që akuzat për të arrestuarit e tjerë lidhen me abuzimin me tenderët publikë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!