Një numër i madh policësh mësynë bashkinë, çfarë ndodhi sot në zyrën e Fatos Tushes

schedule12:11 - 6 Korrik, 2021

schedule 12:11 - 6 Korrik, 2021

Policia arrestoi 11 persona sot me urdhër të SPAK në Bashkinë e Lushnjes me akuzën e korrupsionit.

Mes të arrestuarve është kryetari i Bashkisë Fatos Tusha si edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të saj, të cilët akuzohet se kanë abuzuar me një tender me vlerë 24 milion lekë për ndërtimin e një kanali vaditës

Çfarë ndodhi sot në Lushnje?

Abcneës.al mëson se në orët e para të mëngjesit në bashkinë e Lushnjes kanë zbarkur një numër i madh efektivësh policie, të cilët me urdhrin e SPAK në duar mësynë ambientet e brendshme të institucionit të drejtuar nga Fatos Tushe duke patur synim kryesor zyrën e tij.

Lexo edhe: DOKUMENTI/ Si funksiononte skema e abuzimit në Bashkinë Lushnje, kryetari firmoste, dy biznesmenë pas hekurave

Tushe sapo kishte dalë nga një mbledhje me vartësit e tij, kur një numër i madh policësh iu futën në zyrë duke kërkuar që të mos bëntë asnjë lëvizje. Ndërkohë, policë të tjerë i kërkuan punonjësve që të mos lëviznin nga zyrat e tyre deri në një urdhër të dytë.

Tushe është marrë në pyetje për gati dy orë në zyrën e tij në katin e dytë të Bashkisë së Lushnjes dhe siç mëson abcneës.al vetëm 20 minuta më parë është nxjerrë nga institucioni, i shoqëruar nga oficerë policie. /abcnews.al