Një sherr mes dy kushërinjve në Maliq ka çuar në pranga 23-vjeçarin Ervin Gura.
Policia ka dhënë detaje për sherrin e ndodhur mes tyre, ndërsa sqaron se 23-vjeçari Ervin Gura gjatë konfliktit ka qëlluar me armë të tipit pushkë, bashkëmoshatarin e tij 23-vjeçarin M.H dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Lexo edhe: Pinë u bënë tapë dhe më pas u rrahën, sherr me grushte dhe armë mes kushërinjve
Gjithashtu në afërsi të vendit ku ka ndodhur konflikti policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pushkë.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Maliq/Informacion
Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, bie në prangat e Policisë 23-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. G., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Ky shtetas ditën e sotme, në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. H., 23 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. G., si edhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pushkë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”./i.k/abcnews.al/