Abcnews.al ka siguruar pamjet e momentit kur 36-vjeçari Klodjan Osmenaj i vendosi flakën apartamentit ku jetonte bashkë me nënën në zonën e “Astirit” në Tiranë. Sikur duket edhe nga videoja, djali pasi i vuri zjarrin shtëpisë ka dalë në ballkon dhe shikon si e përpinë flakët dritaren dhe gjithçka që kishte brenda.
Fqinjët u shprehën se e ëma Hava Osmenaj nuk pranoi që të zbriste nga kati i tretë pa marrë djalin, i cili nuk dilte se kishte frikë policinë. Por të dy mbetën brenda duke u bllokuar nga flakët dhe në fund u detyruan të hidheshin nga kati i tretë për të shpëtuar.
Si pasojë e plagëve, e moshuara ndërroi jetë në spital, ndërsa djali është në gjendje të rëndë. Ai dyshohet se vuan nga problemet mendore./ Abcnews.al