Dalin nga spitali të helmuarit nga zarfat e ardhur nga Serbia në Kosovë

schedule13:13 - 21 Tetor, 2019

schedule 13:13 - 21 Tetor, 2019

Dymbëdhjetë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që janë ankuar për reaksione alergjike ndërkohë që po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, janë liruar nga spitali, bënë të ditur zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Linda Ajazaj-Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se pacientët janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo konfirmoi se mjekët kanë përjashtuar sëmundjet apo shkaktarët infektivë.

“Me të tjerat mbetet të merren organet tjera të hetuesisë që kanë filluar me procedurat”, tha Ajazaj-Berisha.

Të dielën, më 13 tetor, teksa po hapnin dhe verifikonin votat e ardhura nga Serbia në zarfet e mbyllura, fillimisht kanë qenë 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që janë ankuar për gjendjen e tyre shëndetësore dhe më pas 12 prej tyre kanë përfunduar të shtrirë në spital.

Prokuroria e Kosovës po vazhdon hetimet pas raportimeve se te këta persona janë shfaqur reaksione alergjike pas hapjes së këtyre zarfeve.

Mostrat e zarfeve me votat nga Serbia, sipas Prokurorisë së Kosovës, kanë përfunduar për ekzaminim në një laborator të një shteti evropian, por nuk tregohet se në cilin vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!