Dalin fotot e të arrestuarëve, nis gjyqi ndaj grupit shqiptar të kokainës dhe pastrimit të parave

schedule22:57 - 17 Shkurt, 2022

schedule 22:57 - 17 Shkurt, 2022

SPANJË – Gjashtë nga tetë të arrestuarit e grupit shqiptar të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave përmes godinave me qendër në Majorka kanë kaluar pasditen e kësaj të enjteje në dispozicion të kreut të Gjykatës Hetimore numër 2 të Palmës.

Ata kanë mbërritur në gjyaktën e Palmës, pasditen e kësaj të enjteje. Të arrestuarit e organizatës kriminale dyshohet se i dedikoheshin pastrimit të parave nga trafiku i kokainës në shkallë të gjerë në Evropë . I ashtuquajturi ‘grup shqiptar’ është çmontuar falë një operacioni të përbashkët që përfshin forcat e policisë spanjolle, por edhe FBI-në e SHBA-së dhe NCA-në britanike.

Grupi i drejtuar nga shqiptarët merrnin sasi të mëdha parash nga kokaina dhe i pastronin në bizneset legale në Mallorca, kryesisht lokale e restorante.

Si rezultat i këtij operacioni në Spanjë janë arrestuar tetë persona, ndërsa 37 arrestime të tjera u bënë në vende të ndryshme të Europës.

Pikërisht në Majorka banonte një nga drejtuesit e grupit, konkretisht në një pallat luksoz që ndodhet në qytetin Camp de Mar (Andratx) që Policia Gjyqësore e kontrolloi me imtësi, duke gjetur një kasafortë me përmbajtje të ndryshme.


Bizneset me bazë në Majorka që supozohej se përdoreshin për të pastruar burimet ekonomike të ardhura nga trafiku i kokainës u shpërndanë në zona dhe vendndodhje në Palma, Calvià dhe Andratx .


Në këtë mënyrë, forcat e policisë kanë kryer kontrolle të imtësishme në një magazinë industriale që ndodhet në Polígono de Can Valero , në pronësi të kompanisë Ritzi Logistics , restorant Ritzi, në Port Portals dhe Hostel Ritzi, që ndodhet në Calle Apuntadors, në zemrën e Palmës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!