Dalin detajet nga biseda mes Putin dhe presidentit të Këshillit Evropian, çfarë u bisedua

schedule10:08 - 16 Mars, 2022

schedule 10:08 - 16 Mars, 2022

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kështu njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit, duke raportuar se në bisedë pala ruse theksoi mungesën e “seriozitetit” të Kievit në negociatat e paqes.

“Vazhduan diskutimet për situatën në lidhje me zhvillimin e operacionit special ushtarak rus për mbrojtjen e republikave të Donbasit, si dhe për aspektet humanitare, duke përfshirë masat për evakuimin e civilëve”, thuhet në deklaratë.

LEXO të gjitha zhvillimet për luftën

“Presidenti i Rusisë i kushtoi vëmendje të veçantë faktit që udhëheqja e BE-së injoroi veprimin e djeshëm kriminal dhe çnjerëzor të ushtrisë ukrainase” u pretendua nga Moska.

Sot, Moska komentoi deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se bisedimet me Rusinë tani duken “më realiste”.

“Pyetni palën ukrainase nëse është bërë më realiste, më pak e shkëputur nga realiteti”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, duke iu përgjigjur mediave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!