Dalin detaje të tjera rrënqethëse për dhunën e ushtruar ndaj grave nga polici përdhunues serial i Met

schedule20:14 - 17 Janar, 2023

schedule 20:14 - 17 Janar, 2023

Akuza e parë për përdhunim kundër Carrick në tetor 2021 bëri që gra të tjera të flisnin. Detektivët dhe prokurorët u përballën me një rast të gjerë, me denoncime të kryera mbi dy dekada.

Ajo që binte në sy ishin detajet e dhunës së treguar nga gratë, tha Shah. “Ka pasur ngjashmëri të habitshme mes asaj që të gjitha viktimat thoshin, për shembull, se ai urinonte në gojën e tyre. Kjo ishte diçka që ka lënë tek shumë gra trauma. Ai do t’i detyronte që t’i bënin seks oral deri në atë pikë sa ato do të villnin. Përsëri, një tjetër fakt i ngjashëm mes shumë prej ankuesve.”

Moor shtoi: “Gjithashtu të dhëna të tjera dolën ndaj dhunës së ushtruar, ai i ndalonte gratë të flisnin me burra të tjerë apo edhe me fëmijët e tyre.”

Shah tha se Carrick i kontrollonte viktimat e tij, financiarisht dhe në mënyra të tjera. “Ai i i thoshte, nuk ju lejohet të hani sot. Mund të hani nesër, për shembull, ose, mund të hani një copë mollë në dittë, një sjellje e tillë e kontrollit se sa do të hanë. Ai i quante të shëndosha dhe dembelë. Ai u tregonte atyre kur u lejohej të flinin, kur u lejohej të zgjoheshin.”

Përveç më shumë se 40 dënimeve për përdhunim, oficeri i Met ishte gjithashtu fajtor për burgim të rremë. Shahu tha: Disa gra i mbyllte në dollap dhe nuk u jepte ushqim, i bënte të pastronin shtëpinë lakuriq, dhe i lejonte të flinin në një kafaz qeni.

Policia thotë se beson se mund të ketë më shumë viktima. Asnjë denoncim nuk është regjistruar nga viti 2009 deri në vitin 2016, dhe Shah tha se kur sulmet rifilluan në vitin 2017, ato ishin intensifikuar dhe, nëse ishte e mundur, ishin bërë më të rënda. Ndoshta rastësisht, ose jo, sepse viti 2017 është viti kur Carrick mori një lajm të mirë nga punëdhënësi i tij, Met.

Pavarësisht ankesave nga gratë për të cilat Met ishte në dijeni, e la atë për t’u bashkuar me forcën në 2001, forca i besoi atij të mbante një armë dhe të ruante vendet e ndjeshme në komandën e mbrojtjes parlamentare dhe diplomatike në vitin 2009. Forca u rishikua dhe kaloi përsëri Carrick në 2017. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!