Dalin detaje të reja nga vrasja e Santiago Malkos

schedule16:01 - 30 Gusht, 2019

schedule 16:01 - 30 Gusht, 2019

Zbulohet targa e vjedhur që u përdor në automjetin, nga i cili u qellua për vdekje ish -polici Santiago Malko. Targa ishte vjedhur në muajin mars në qytetin e Krujës, ndërsa automjeti tip Mercedes-Benz ishte grabitur një vit më parë në Lezhë.

Grupi hetimor ka mundur të identifikojë targën e automjetit mercedez- benz që u përdor nga autorët e atentatit ndaj Santiago Malkos dhe që u gjet më pas i djegur në fshatin Ferraj.

Sipas policisë, automjeti ishte denoncuar i vjedhur rreth 1 vit më parë në qarkun e Lezhës, ndërsa targat AA 434 LX ishin vjedhur në muajin mars në qytetin e Krujës.

Uniformat blu nuk kanë mundur të bien më herët në gjurmët e automjetit edhe të targës së vjedhur, pasi ai nuk ka qarkulluar në rrugët e vendit. Gjithashtu po verifikohet edhe një pikë e varrezash për automjete në zonën e Laçit ku dyshohet se ka qëndruar për disa kohë automjeti i grabitur.

Nga këqyrja e shasisë së makinës së përdorur në krim, ekspertët nuk kanë vërejtur ndonjë ndërhyrje për të fshire numrat rendore.

Në Laboratorin e Policisë Shkencore janë dërguar armët e zjarrit për të mësuar nëse janë përdorur më herët në ngjarje të rënda kriminale. Po kështu në vendin ku u gjet makina e djegur u sekuestruan nga grupi hetimor edhe shumë sende të tjera, si bidona plastike, atlete apo edhe rroba gjysmë të djegura që dyshohen se u përdorën në ekzekutimin e Santiago Malkos.

Deri më tani pista ku janë përqendruar ekspertët e krimeve kundër jetës është ajo e larjes së hesapeve ndërmjet grupeve kriminale që operojnë në kryeqytet si edhe në zonën e Durrësit.

Por nuk përjashtohet mundësia për konfliktet që viktima Malko të ketë pasur edhe në prishjen e pazareve të drogës. Aktualisht policia ka identifikuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e ish-policit 26 vjeçar, të cilët janë shpallur në kërkim./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!