Dalin detaje nga sulmi terrorist, zbulohet autori që la të vdekur dy persona

schedule09:33 - 30 Nëntor, 2019

schedule 09:33 - 30 Nëntor, 2019

Është indentifikuar sulmuesi që tronditi Londrën. Autoritetet britanike njoftojnë se, kishte qenë më parë në burg për shkak të planifikimit të një “trajnimi terrorist ushtarak” në Pakistan.

I dyshuari për sulmin me thikë në Londër që la të vdekur dy persona dhe disa të plagosur, quhej Usman Khan. Autoritetet më 30 nëntor e kanë identifikuar sulmuesin si Usman Khan, 28 vjecar, i cili u qëllua nga autoritetet pas sulmit me thikë ndaj qytetarëve në Londër, duke lënë të vdekur dy prej tyre.

“Ky person është i njohur për autoritetet për shkak se ishte i ndaluar në vitin 2012 lidhur me organizimin e kërcënimeve terroriste”, deklaruan autoritetet.

Autoritetet britanike theksuan se Khan, me prejardhje nga Pakistani, ishte i burgosur me tetë persona të tjerë të një grupi terrorist të inspiruar nga Al-Kaida. Ai ishte i dënuar me 8 vjet burgim.

Londra ishte pre e sulmeve edhe në vitin 2017, kur tre militantë kishin hyrë me një kamionetë duke goditur kalimtarët. Tetë persona ishin vrarë dhe plagosur 48 tjerë. /abcnews.al