Kroacia nuk arriti të fitojë sot, pavarësisht se arriti të kthehet e të barazojë në fund të kohës së rregullt. Spanja e mundi pas 120 minutash me shifrat 3-5, duke eliminuar nënkampionët e Botës. Pas ndeshjes për mediet i zhgënjyer u shfaq trajneri i ballkanasve, Zlatko Dalic.
“Edhe po të na mungonte vetëm një lojtar kryesor do ishte humbje e madhe për ne. Sot ne na mungonin dy prej tyre: Lovren dhe Perisic. Bëmë çmos për të arritur një fitore të madhe dhe iu afruam shumë. Ne luajtëm shumë mirë.
Bëmë gjithçka që mundëm, e çuam ndeshjen 3-3, patëm disa raste, por ne nuk mundëm të fitonim. Qëllimi ynë ishte të arrinim në fazën me eliminim direkt dhe ia arritëm, por më pas u përballëm me një ekip vërtetë të fortë si Spanja”, përfundoi ish trajneri i Dinamos. /abcnews.al