Mirlind Daku provoi emocionet e golit të parë në Superiore. Dardani i Kukësit vendosi ndeshjen kundër Flamurtarit dhe i dhuroi fitoren ekipit të tij. 21-vjeçari ka folur pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku flet për fitoren dhe rrjetën e parë në elitën e futbollit shqiptar.
“Ia ka vlejtur pritja, pasi morëm tre pikët me këtë gol. Konkurrenca me Shkurtajn? Është privilegj kur je konkurrent me një prej sulmuesve më të mirë. Mëson shumë prej tij, nuk është diçka e keqe”.
“Është pak keq kur portieri më i miri, pasi fokusi bie te mbrojtja. Edhe ai ka punën e tij dhe e ka bërë me përpikmëri. Edhe mbrojtja ka qenë solide”.
“Paraqitja është e mirë kur shënon dhe i jep tre pikët ekipit. Ndihesh mirë dhe pres momentin tim. Trajneri vendos për aktivizimin”.
“Penalltia? Me thënë të drejtën ka qenë penallti. Shikohet edhe në pamje. Nuk pretendova se do shkoja për penallti, në momentin e fundit më pengoi. Pretendimi për gol? Isha me kokën poshtë dhe nuk e pashë. Siç shikohet nga pamjet, nuk e ka kaluar vijën”.