Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Daku është më i miri/ Shokët e ekipit e zgjedhin si numrin 1 të kampionatit në Rusi

schedule13:58 - 2 Qershor, 2026

schedule 13:58 - 2 Qershor, 2026

Për të vetët nuk ka tjetër si ai.

Mirlind Daku është shpallur lojtari më I mirë I kampionatit rus nga ana e shokëve të tij të ekipit, ndërsa në Rusi ashtu si kudo është koha për të dhënë çmimet.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare që shënoi 10 gola këtë edicion në ligë, u pengua shumë nga dëmtimet dhe humbi shumë ndeshje për Rubinin dhe ekipin përfaqësues, veçse kjo nuk I pengoi futbollistët e tjerë të ekipit nga qyteti Kazanj, që ta vlerësonin.



Plot 5 shokë të Rubinit e vendosën Dakun në vendin e parë, ndërsa nga çdo ekipi I Premier Ligës ruse u zgjodhën nga 11 lojtarë, pra ata të formacionit, për të votuar.

Gjithsesi, përtej opinionit të lojtarëve të ekipit nga Tatarstani, shqiptari nuk pati shanse këtë vit për të qenë më I miri.

Kjo sepse dëmtimet bënë punën e vet dhe nuk e lejuan të jepte kontribut gjatë gjithë kohës.

Siç informon e përditshmja moskovite, “Sport Ekspres”, ylli nga Kosova zuri vetëm vendin e 9-të në renditjen për Topin e Artë në Premier Ligën ruse, ndërsa më I miri u shpall sërish sulmuesi I Krasnodarit, Xhon Kordoba.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!