Dako, 2 vite e 8 muaj burg/ GJKKO dënon ish kreun e bashkisë së Durrësit për shpërdorim detyre

schedule16:47 - 25 Nëntor, 2024

schedule 16:47 - 25 Nëntor, 2024

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, ish-kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon.  Ish-zyrtari i lartë u gjet fajtor nga gjykata për akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në dy raste.

Më herët, SPAK i kërkoi gjykatës dënimin me 4 vite heqje lirie dhe në aplikim të gjykimit të shkërtuar dënimin përfundmitar me 2 vite e 8 muaj burg.

Gjykata ka gjetur fajtor dhe ka dënuar me 2 vite burg edhe 3 të pandehur të tjerë por dënimin me burg ia komvertoi në shërbim prove. Bëhet fjalë për ndërtuesin Fiqiri Farruku, ish topografin Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulkun.

Dako mbahet i izoluar në banesë me masën e arrestit në shtëpi pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me zbardhjen e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014 si dhe për shpërdorim detyre për tenderin e supervizimit të promenadës për zhvillimin e vijës bregdetare në qytetin e Durrësit me vlerë rreth 200 mijë euro.

Dako u vu në pranga në qershor të vitit të kaluar por pas 8 muajsh u lirua në arrest shtëpie në shkurt të këtij viti për shkak të kalimit të afateve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!