“Dajat e mi, Zoi dhe Ilia Shyti, më shtegtuan rreth rrugës së artit”, skulptori Bushi tregon si ia zbuluan talentin

schedule12:24 - 2 Qershor, 2023

schedule 12:24 - 2 Qershor, 2023

Skulptori i njohur, Maksim Bushi, ka bërë një rrëfim për jetën dhe karrierën në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ai ka treguar se talentin e ka zbuluar që fëmijë dhe ishin pikërisht dajat e tij të famshëm, Zoi dhe Ilia Shyti, ajo ura lidhëse me artin.

Bushi ka theksuar se talenti buron nga ADN-ja dhe është shumë i lumtur që e ka trashëguar te djali dhe nipat e tij.

“Është ai instikti i fëmijërisë që nuk e kupton si lind, që në kopsht, kur ajo edukatorja të thotë: ‘Shikoje se ça i bën ky flokëve’. Fillova pastaj në 8-vjeçare, por unë kisha fatin e madh se kisha dy dajat e mi, që ishte piktori Zoi Shyti dhe aktori Ilia Shyti, që i kujtoj me respekt. Dajat e mi më shtegtuan rreth rrugës së artit. Ilia ka hapur ekspozita, Zoi ka marrë çmime ndërkombëtare në Amerikë, shokët, shkolla, pedagogët, nuk është rastësore. Ne e kemi dhe brenda genit, buron ADN-ja. Kështu po vazhdon dhe me djalin tim dhe me nipat e mi, e kështu me radhë.

Natyrisht që më vjen shumë mirë që arti është trashëguar se e shikoj që është një fushë shumë e vështirë, që mund të militosh. Është mirë se bën përpjekje të bësh një art elite, një art intelektual, të bësh një art qytetar me një dinjitet të veçantë. Ndoshta këto më përkëdhelin, pse jo”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!