Skënderbeu duket shumë pranë titullit kampion pas fitores me Flamurtarin, por trajneri Ilir Daja mbetet I kujdesshëm. Tekniku I kryesuesve ka një plan kundër euforisë.
A mund të luhet më Superliga kështu si erdhën punët?
Skënderbeu u shkëput në 11 pikë diferencë me ndjekësin më të afërt, pasi e mundi pikërisht atë në përballjen direkte.
Flamurtari e pësoi në minutat e fundit në stadiumin e Korçës dhe titulli duket punë e vendosur, por trajneri Ilir Daja mbetet si gjithnjë i kujdesshëm.
Ai tregon se nga se druhet, ndërsa ka një plan.
Kolegu i tij, Shpëtim Duro, padyshim që mbeti i hidhëruar pasi humbja jo vetëm ia largon përfundimisht shanset për titullin, por u jep shpresë rivalëve që ta sulmojnë për vendin e dytë.
Gjithsesi, Duro mbetet hatërmbetur për mënyrën sesi u trajtua Flamurtari deri në sfidën me Skënderbeun.
Skënderbeu kryeson me 43 pikë, ndërsa Flamurtari është i dyti me 32./abcnews.al