Ilir Daja ka folur gjatë dhe ka analizuar gjithçka në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Trajneri i Skënderbeut i kënaqet fitores ndaj kampionëve, teksa jep edhe mendimin e tij në lidhje me duy penalltitw e dhwna ndaj Partizanit.
FITORJA – “E deklarova që duhet të djersijmë për të fituar, kishim përballë një ekip me cilësi. Sot treguam forcë karakteri me përmbysjen. Edhe Partizani prodhoi lojë, edhe ne prodhuam, por mund ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen. Fitorja ndaj kampionëve na jep moral”.
KARTONI I BROJËS – “Ishte e barabartë ndeshja deri në atë moment. Dalja e një lojtari ndikon në futbollin shqiptar. Duhet ta kishim shfrytëzuar më mirë daljen e Brojës, por kur merr trepikëshin gjërat mbyllen brenda këtij trepikëshi”.
PENALLTITË – “Pollozhani ka humbur ekuilibrin nga shtyrja e lojtarit të Partizanit. Kur është rrëzuar instiktivisht ka bërë këtë veprim. Mendoj që është faull në favorin tonë, ka shtyrje të lojtarit të Partizanit. Sikur të kem 3333 persona kundër, unë jap mendimin tim.
Rasti i dytë? Nuk po bëj koment fare. Dua të them që nëse shikohet moviola deri tani e Skënderbeut. Kemi vetëm një rast në favor dhe rreth 15 raste në disfavor. Janë gabime njerëzore 1 kundër 15? Ky është një fakt që nuk e kundërshton njeri”.
DITA – “Nuk jam dakord me protestën e Ditës. Në vazhdimësi edhe ne punojmë që të marrim atë që na takon. Pavarësisht se është një sjellje jo e duhur e kapitenit, janë gjëra të akumuluara”.
MUNGESA E NDËRRIMEVE – “Po të shikonim në stol, pothuajse të gjithë lojtarët ishin të rinj dhe me pak minutazh në lojë. Nuk po na rrezikonte kundërshtari dhe nuk doja të rrezikoja me ndërrimet. Doja të merrja maksimumin nga lojtarët që ishin në fushë”.
ECURIA – “E kemi diskutuar me grupin problemin. Kemi 50% të marra me ekipet nga vendi i parë në të 6. Kemi pasur probleme me Vllazninë. Kemi humbur 4-0 me dy penallti dhe na është mohuar një penallti në ndeshjen në Korçë”.
FESTA E MADHE – “Kur hyra te dhomat e zhveshjes, ula euforinë e ekipit, sepse kemi ndeshje tjetër pas tre ditësh, kështu që keni informacion të gabuar”. /abcnews.al