Partizani arriti të siguronte fitoren e dytë në këtë kampionat kundër Teutës me shifrat 2-1.
Një fitore kjo për dëmat që sjell qetësi psikoilogjike dhe shpresë për ndeshjet e radhës.
Për “Supersport”, trajneri Ilir Daja është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore, që falenderon lojtarët e pëër sakrificën dhe karakterin e treguar kundër djemve të detit.
“Sigurisht që t’i besosh manovorës është një gjë, por mbi të gjitha është karakteri dhe mentaliteti i lojtarëve për të shkuar drejt fitores. Mentaliteti, dëshira dhe sakrifica e lojtarëve për të shkuar drejt fitores janë kryesoret”.
Kur je me pikë mirë, edhe nga ana psikologjike ke bonus më të madh. Marrja me patjetër e fitores dhe tensioni i tepërt, kalon në një proces frenimi që shkakton stres”.
Ne nuk kemi goditur shumë portën, por rastet tona i kemi pasur. Në këtë ndeshje fitoi sakrifica dhe dëshira e lojtarëve për të shkuar drejt fitores. Edhe fat kishim. Shpresoj që ky 3 pikësh të jetë një sinjal i mirë për fazën e dytë, por duhet të vazhdojmë me fitore”.
Ata kanë të drejtë të protesojnë brenda rregullave, nuk kanë bërë asgjë jashtë rregullave. Na del për detyrë të rregullojmë atë që nuk kemi bërë mirë”.
Kemi reaguar pasi kemi pësuar në fazën e parë, folëm me lojtarët që nuk duhet ta çojmë veten në këtë pozicionin, pasi është e vështirë përmbysja e ndeshjes. Sot e përmbysëm, por është merita e lojtarëve”, deklaroi Daja. /f.a/abcnews.al