Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Daily Mail artikull për Dua Lipën dhe Shqipërinë, “i jep zë” vendeve që këngëtarja ka vizituar

schedule08:41 - 5 Gusht, 2021

schedule 08:41 - 5 Gusht, 2021

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa po shijon prej disa ditësh pushimet në jug të Shqipërisë, bashkë me familjen dhe partnerin e saj Anwar Hadid. Duket se ajo po argëtohet vërtetë, pasi këtë ka arritur ta trasmetojë edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Dua nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit e saj edhe vizitat e ndryshme që ka realizuar si ajo më e fundit në Parkun Kombëtar të Butrintit.



Ndërkohë, ditën e djeshme, artistja ka publikuar një video vërtetë të bukur, në të cilën shfaqej duke kërcyer këngën e “Qyqekut” me një gotë raki në kokë dhe shami në dorë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Mirëpo, duket se ky moment nuk ka kaluar as pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi ka qenë pikërisht tabloidi britanik, Daily Mail. Ky i fundit i ka dedikuar një artikull Duas, ku flet për pozat sensuale dhe veshjet me klas të 25-vjeçares. Gazeta tregon për origjinën e artistes dhe vendodhjen e fotove.

LEXO EDHE: Me shami dhe gotë rakie në kokë, Dua Lipa i tregon botës që është shqiptare në ritmet e “Lujma belin”

Ndër të tjera, Daily Mail kujton se këngëtarja e shumë hiteve erdhi në Tiranë, për t’iu bashkuar nismës “Adopto një Kopsht”, pasi ndërtimi i kopshtit numër 42 në kryeqytet do të financohet nga “Sunny Hill Foundation”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!