Dy këngëtaret e njohura, Dafina Zeqiri dhe Jonida Maliqi kanë bërë ‘xing’ me të njëjtën veshje, por jo vetëm kaq.
Pak ditë më parë ishte Jonida ajo e cila publikoi pozat nga seti i fundit fotografik, ku u shfaq e veshur me xhaketën e firmës së njohur ‘Balmain’ në ngjyrë të zezë dhe elementë në ngjyrë të bardhë.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme, Dafina ka zgjedhur po të njëjtën gjatë intervistës me fëmijët në ‘Në kurthin e Piter Pan’.
Mirëpo, ai që u komentua në rrejet sociale ishte çmimi marramendës i xhaketës, i cili sipas faqes zyrtare ‘Balmain’, arrin shifrat nga 3000€ dhe më shumë.
Por, kjo nuk mund të konsiderohet një surprizë, pasi të dyja vajzat janë dalluar gjithmonë për veshjen e brendeve të njohura botërore./abcnews.al