Daçiç: S’ka asnjë kompromis që do ta njohim Kosovën, është e papranueshme për ne

schedule13:21 - 10 Janar, 2022

schedule 13:21 - 10 Janar, 2022

Kryeparlamentari serb Ivica Daçiç ka deklaruar se çështja e presioneve politike ndaj Serbisë lidhur me Kosovën “nuk kanë të bëjë me BE-në, aq sa ka të bëjë me vendet anëtare të BE-së”.  Daçiç ka theksuar se nuk ka asnjë kompromis që Serbia do të njohë Kosovën.

“Serbia po shkon drejt BE-së, është në interesin tonë të jemi anëtare e BE-së, por sigurisht që është në interesin tonë t’i mbrojmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare dhe këtu s’ka asnjë kompromis në kuptimin që do ta njohim Kosovën apo diçka të tillë. Kjo është e papranueshme për ne”, tha Daçiç për TV Happy.

Kryeparlamentari njoftoi se ndryshimet në kushtetutën e Serbisë në fushën e drejtësisë po bëhen me rekomandimin e BE-së. Për këto ndryshime, është planifikuar mbajtja e një referendumi të dielën, më 16 janar, të cilin kryeministri Albin Kurti ka njeftuar më herët se nuk do ta lejojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!