Daçiç: Rusia s’do të lejojë që Kosova të anëtarësohet në OKB

schedule14:14 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 14:14 - 27 Dhjetor, 2017

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç është i bindur se Rusia nuk do lejojë anëtarësimin e Kosoves në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa për Maqedonine Daçiç u shpreh se aty gabimisht mendohet se Serbia punon kundër Shkupit.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçic deklaroi se në Maqedoni mbisundon mendimi se Serbia punon kundër këtij shteti edhe pse kjo është përgënjeshtruar disa herë. Në një intervistë për televizionet serbe ai shtoi se Beogradi ka probleme me Shkupin pasi kur Serbia përdor emrin Maqedoni zemërohet Grqia dhe BE, por nga ana tjetër Maqedonia voton pro Kosovës në Unesko. SIpas Dacic, që dy vendet të jenë mike atëherë kjo ndjenjë duhet të jetë e ndërsjelltë.

ai theksoi se askush nuk mund të mendojë se problemet në Ballkan janë zgjidhur pasi konfliktet rajonale do të zgjasin po aq sa arsyet që i shkaktojnë.

Duke folur për presionet ndaj shteteve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, Daçic kritikoi SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën. Ai i kërkoi falje presidentit Serb Vucioc, por këmbënguli se nuk mund ti konsiderojë këto tre vende si miq pasi po punojnë kundër interesave të Serbisë. Sipas tij Rusia duke pasur të drejtën e vetos nuk do të lejojë asnjëherë që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!