Daçiç parashikon vit të vështirë në bisedimet me Kosovën

schedule13:25 - 6 Janar, 2018

schedule 13:25 - 6 Janar, 2018

Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic u shpreh se ky vit do të jetë shumë i vështirë poër sa i përket dialogut me Kosovën. Por u tregua i prerë kur tha se nuk do të pranohet asnjë marrëveshje që cënon interesat serbe.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, deklaroi se viti 2018 nuk do të jetë vit vendimtar në të cilin do të zgjidhet çështja e Kosovës, por theksoi se do të ketë bisedimme të vështira për një zgjidhje të përhershme. Ai shtoi se në Kosovë “duhet të kuptohet se nuk ka zgjidhje pa marrëveshje me Beogradin, dhe askush nuk mund të bëjë presion që të pranohet një zgjidhje e cila nuk është në harmoni me interesat serbe.

Agjencia serbe e lajmeve Beta raporton se Daçiq u shpreh se askush nuk e di saktësisht se çfarë nënkupton marrëveshja juridikisht e detyrueshme për nromalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe ka theksuar se për këtë as që ka filluar të diskutohet.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, nënvizoi se duhet të gjendet kompromis në interes të sërbëve dhe shqiptarëvve duke shtuar se Serbia nuk është e gatshme ta pranojë diçka të shpallur në mënyrë “të njëanshme”./abcnews.al