Në Serbi pavarësia e Kosovës ka kaluar pa reagime intensive si vitet e kaluara. Por ka qenë një ditë kujtese për qëndrimin e njohur serb.
Ditë e qetë në kryeqytetin serb në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Këtu nuk ka patur shumë aktivitete dhe deklarime politike si zakonisht, por vetëm sa për ta kujtuar se Serbia nuk pajtohet. Pasi kreu i shtetit ndodhej në Gjermani, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, me socialistët e tij, kanë udhëhequr. Një ekspozitë me vendet që ka arritur, siç thotë, t’ia heqë Kosovës nga lista e njohjeve duke premtuar se nuk do të heqë dorë.
Ivica Daçiç: Ata na i kanë vënë taksat pasi nuk kanë arritur të futen në Interpol. Në çdo takim ndërkombëtar kemi kërkesa të heqim dorë nga lobimi, kurse ata të vazhdojnë. Ne duam paqe, por veprimet e njëanshme nuk do të verifikohen ndërkombëtarisht.
Pa Kosovën si njeriu pa zemër, thuhet në një foto si porosi të patriarkut serb. Familjet e viktimave serbe janë mbledhur për të kujtuar krimet e shqiptarëve në Kosovë duke kërkuar drejtësi ndërkombëtare. Firmën e tij e vuri edhe këtu Daçiç, duke u premtuar se Serbia do të jetë gjithmonë pranë tyre.
Serbia thotë se Kosova nuk ka aq njohje sa pretendon Prishtina. Një protestë kundër tradhëtisë dhe marrëveshjeve me Kosovën e ka thirrur një ditë më vonë demokratët e ish-kryeministrit dhe presidentit nacionalist, Vojisllav Koshtunica./abcnews.al