Në një intervistë për të përditshmen ruse “Izvestia” ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç deklaroi se fuqitë e mëdha dikur mendonin se mund të rivizatonin kufijtë në Ballkan, në momentin që ky i fundit nuk ishte pjesë e Bashkimit Europian. Dacic shtoi se kjo sjellje ishte një shembull i pastër i standarteve të dyfishta dhe hipokrizisë së politikave botërore.
Kreu i diplomacisë serbe theksoi se Beogradi do të vijojë të mbështesë pripncipet europiane dhe demokracinë por nuk do të s’akrifikojë pavarësinë e tij. Dacic tha se vendi i tij do të luftojë për të ardhmen e do të bashkëpunojë me fqinjët për të zgjidhur problemet
I pyetur nëse Serbia do të vendoste ndonjëherë sanksione ndaj Rusisë pas kërkesës së Perëndimit, Dacic u shpreh se Serbia dhe Rusia dëshirojnë të ruajnë nivelin aktual të bashkëpunimit dhe marrëdhëniet miqësore në fushën politike dhe ekonomike
Dacic këmbënguli se Beogradi nuk do ti bashkohet sanksioneve europiane kundër Rusisë, madje shpreson që këto sanksione të hiqen sa më shpejt.
Ministri serb shtoi se vendi i tij po përballet me pasojat e vendimeve të marra; sipas tij Serbia dëshiron anëtarësimin në BE, por vendi nuk do të shkelë asnjë herë interesat kombëtare dhe as do të vendosë sanksione ndaj vendeve mike./abcnews.al