Daçiç: Britania do të organizojë mbledhje për Kosovën në OKB

schedule14:35 - 3 Maj, 2018

schedule 14:35 - 3 Maj, 2018

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe ish-ambasadori i Serbisë në OKB, Jovanoviç këmbëngulin s emBretëria e Bashkuar synon të organizojë mbledhje me dyer të mbyllura për Kosovën në Këshillin e Sigurisë të OKB-së. Kjo për të shmangur veton ruse.

Mbretëria e Bashkuar synon të organizojë takimet e Këshillit të Sigurisë së OKB-së për Kosovën “duke shmangur veton ruse”. Sipas ministrit të Jashtëm serb, Britania e Madhe mund të kërkojë që seancat e Këshillit të Sigurimit të OKB për Kosovën të anulohen ose të jenë të mbyllura për publikun.

Thelbi i kësaj kërkese është që të ushtrohet presion ndaj Serbisë dhe komunitetit ndërkombëtar për të pranuar se çështja e Kosovës është zgjidhur, sipas ish-diplomatit serb Zoran Milivojeviç. Në gusht, Britania do të marrë presidencën e radhës njëmujore të Këshillit të Sigurimit së Kombeve të Bashkuara.

Me Rezolutën 1244 të miratuar në vitin 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi Kosovën nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. Për këtë arsye organizohen rregullisht raporte tremujore mbi punën e misionit të OKB-së në Kosovë. Por Britania e Madhe kërkon që të ketë më pak raporte të tilla pasi Kosova prej kohësh nuk konsiderohet më si një vend në rrezik.

Ministri i Jashtëm serb Daçiç këmbëngul se nëse organizohen takime me dyer të mbylllura për Kosovën, atëherë Kina dhe Rusia nuk do të kenë mundësinë të përdorin veton. Londra e njohu Kosovën vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, ndërsa disa vjet më parë, ajo sponsorizoi një rezolutë të dështuar për Srebrenicën dhe kohët e fundit është angazhuar në një precedent diplomatik, ku kritikoi Suriname pas vendimit për të tërhequr njohjen e Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!