Vllaznia luan të shtunën kundër Skënderbeut dhe në Shkodër nuk mendojnë rezultat tjetër veç fitores, që është detyrim për vetë objektivat e kuqebluve.
Ardit Krymi dhe Fahrudin Djurdjevic nuk mund të aktivizohen të shtunën, pasi u ndëshkuan me kartonë të verdhë në ndeshjen e fundit kundër Partizanit.
Gjithsesi ka edhe lajme të mirë për stafin teknik të Vllaznisë, pasi braziliani Victor Da Silva e ka lënë pas dëmtimin dhe është stërvitur me skuadrën.
Ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Plori të shtunën dhe pa asnjë diskutim ky është një rikthim i rëndësishëm për formacionin e Vllaznisë. / abcnews.al