Manchester City arriti të fitonte 4-0 ndaj Sevillas në ndeshjen e parë të fazë së grupeve të Champions Legaue.
Një ndeshje që pa skuadrën angleze të tregonte “dhëmbët” në fushën e lojës, me një Erling Haaland që pa frik është njeriu i momentit te skuadra angleze, pasi sulmuesi shënoi dopietë, ndërsa Foden dhe Dias thejshtë vulosën rezultatin.
Pas kësaj sfide, Pep Guardiola është shprehur se është i kënaqur me rezultain por jo me lojën e të tijve në pjesën e parë.
“Jam i kënaqur me rezultatin, por ne nuk luajtëm një pjesë të parë të mirë. Ne donim të sulmonim shumë shpejt. Kur luajtëm më mirë arritëm të shënonim golin e dytë”, theksoi fillimisht për BBC Sports tekniku spanjoll.
Haaland? “Ka një sens të jashtëzakonshëm goli, tani me Tottenham do të jetë një betejë, shpresojmë që ai të vazhdojë të luajë kështu”
Foden? “Ai nuk po luan aq mirë si zakonisht, por mendoj se goli dhe asistimi sonte do ta ndihmojnë atë të kthehet në nivelet e tij”. /f.a/abcnews.al