Cungu: Vendi i tretë bën mirë për klubin dhe futbollistët, urime Egbos

schedule20:11 - 24 Korrik, 2020

schedule 20:11 - 24 Korrik, 2020

Laçi, me fitoren 3-1 kundër Tiranës, siguroi matematikisht vendin e tretë në Superiore, një sezon shumë pozitiv për kurbinasit. Trajneri i bardhezinjve, Armando Cungu, foli për Supersport pas kësaj fitoreje, ku u shpreh: “Puna ime është të ndihmoj ekipin, ta drejtoj. Duhet të jesh aktiv.

Jam i kënaqur për fitoren dhe vendin e tretë. Ishte objektiv që i bën mirë klubit dhe çdo sportisti. Ekipit nuk i mungoi shpirti i garës, ka edhe cilësi. Kur e bëjmë këtë, edhe fitojmë.

Në fund mund të shënonim edhe gol tjetër. Djemtë u treguan profesionistë, edhe pse e kishim arritur Europën. Urime Tiranës dhe trajnerit Egbo veçanërisht, per punën që ka bërë”, u shpreh trajneri i Laçit, Armando Cungu./abcnews.al