Cungu: Luajtëm mirë, më vjen keq që dolëm pa pikë. Komplimente Kukësit

16:27 | 08/02/202016:270

Armando Cungu vlerëson paraqitjen e Laçit dhe ndihet keq që ekipi i tij doli pa pikë nga ndeshja me Kukësin. Trajneri i bardhezinjve analizon ndeshjen në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku ndalet edhe te problemet e ekipit dhe e ardhmja.

ANALIZA – “Nisëm një pjesë të parë shumë të mirë. Mbajtëm topin, kishim dy mundësi të volitshme për të kaluar në avantazh me Nwabuezen dhe Grecën. Zhbllokuam rezultatin, por fatkeqësisht, e dyta ndeshje, si me Tiranën, që pësojmë sapo shënojmë. Një humbje përqendrimi. E nisëm edhe pjesën e dytë mirë. Ishim cinikë te porta e tyre. Goditëm shtyllën me Deliun. Përsëri për pakujdesi tonën, Kukësi na goditi me topa pas shpine, duke shfrytëzuar shpejtësinë dhe kualitetin që ka. Më vjen keq, ekipi luajti mirë dhe duhet të merrnim një pikë, të paktën. Komplimente Kukësit, ka një ekip të mirë, me kualitete dhe janë për titull”.

SKEMA – “Kemi tentuar, kemi provuar të dalim me sulme të shpejta. Edhe sot patëm dy mundësi të mira. Realisht kemi pretenduar për të pasur më tepër vertikalizime nga sulmuesit e krahut, për të shfrytëzuar defektet e kundërshtarit”.

NWABUEZE – “Ekipi luajti mirë futboll. Të vjen keq të dalësh pa pikë. Sa i përket Nwabuezes, ka njëfarë individualizmi në momente të caktuara. Vjen nga mosgjetja e golit në këtë vit, po provon të zhbllokohet sa më shpejt. Kërkon sa më shpejt golin, prandaj bën këto veprime. Ekipi funksionoi, por disa momente pasigurie në fazën mbrojtëse na kushtuan rëndë”.

CILËSIA – “Kukësi ka një ekip të bollshëm, por edhe individualite dhe cilësi. Nuk është e lehtë të luash përballë tyre. Në katër gjuajtje në portë, shënuan tre herë. Ne humbëm raste dhe nuk u treguam të qetë. Jam i kënaqur nga puna dhe loja e djemve. Jam i bindur që djemtë do të rriten, do të piqen dhe do bëjmë më mirë në vijim v”.

EUROPA – “Vazhdoj të jem përsëri i fokusuar te ndeshja e radhës. Mundësitë janë reale, por nuk është e lehtë. Ekipet janë të ngjeshura sa i përket pikëve, kampionati është i vështirë. Rëndësi ka që djemtë po bëjnë maksimumin dhe do marrim pikët. Na duhet edhe fati pak, sot nuk ishte me ne”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono