Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cungu: Ishim të tensionuar, Flamurtari u kujtua të luante pas 700 javësh

schedule19:59 - 5 Korrik, 2020

schedule 19:59 - 5 Korrik, 2020

Laçi mposhti 2-1 Flamurtarin, mori tre pikët, por vuajti shumë në ndeshjen e sotme. Armando Cungu foli për Supersport pas triumfit, analizoi ndeshjen e bardhezinjve dhe nuk e kurseu batutën gjatë prononcimit të tij.

FITORJA – “Ndeshje të tilla janë të vështira. Tensioni ishte i lartë në ekip, nuk u shprehëm siç duhet në fushën e lojës. Çdo gabim kushton për objektivat e klubit. Arritëm të shënonim një gol, pastaj gabuam, por vazhdojmë t’i dhurojmë gola kundërshtarëve. Humbën shumë raste, mund të fitonim me rezultat tenistik, por humbëm qetësinë, kjo ndikoi”.

VËSHTIRËSIA – “Është pjesë e tensionit dhe stresit për të arritur objektivat. Është fundi i kampionatit, çdo gabim kushton. Duhet të jemi të qetë, nuk shkojmë askund me tension. Duhet të marrim pikët maksimale me shpirt gare dhe me qetësi”.

BATUTA – “Kundërshtari e barazoi rezultatin dhe e mendova që mund të mbyllej barazim. Humbëm shumë raste, tensioni ishte i lartë edhe tek unë. Përgëzoj edhe Flamurtarin, që i ra ndërmend të luante futboll në Laç pas 700 javësh. Uroj që të vazhdojë kështu deri në javën e 704”.

TEKO – “Është një lojtar që ka bërë mirë në përgjithësi. Në janar pati një dëmtim, qëndroi rreth katër muaj larg fushave dhe natyrshëm që ndikoi diçka e tillë. Ekipi mori impuls tjetër me futjen e Grecës, krijuam raste më pas”.

LOJA – “Kërkova që ritmi dhe kërkesa duhet të ishin shumë herë me të mëdha pas golit që shënuam. Nuk e bëmë dhe gabuam. Gjithsesi, rëndësi ka që ekipi reagoi, gjeti golin dhe mori atë që kërkoi”.

SULMI – “Kam gjetur sistemin, ritmin dhe fitoret. Nuk mund të luajnë të gjithë bashkë titullarë, Nwabueze, Xhixha, Teko dhe Greca. Një ekip krijon fytyrën e vet, nuk mund të prish sistemin tonë të lojës për një individ”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!