Cungu: Duhet të shënonim më shumë, ja çfarë i kemi kërkuar Nwabuezes

schedule16:08 - 22 Shkurt, 2020

schedule 16:08 - 22 Shkurt, 2020

Armando Cungu i gëzohet fitores 1-3 në Vlorë, por ka edhe kritika për skuadrën e tij. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, trajneri i Laçit analizon fitoren, zhbllokimin e Nwuabuezes dhe vazhdimësinë e kampionatit.

FITORJA – “E rëndësishme është që u arrit objektivi i kësaj ndeshje, që ishte marrja e tre pikëve. Ishim në avantazh, por kishte momente që nuk ishim të lirshëm dhe të logjikshëm në rrjedhjen e lojës. Megjithatë, rezultati nuk u vu në diskutim, por duhet të ishim më këmbëngulës për të shënuar gola të tjerë, janë përmbysur sfida edhe kur ka qenë rezultati 2-0 apo 3-0. Prej tensionit gabuam shumë. Duhet të korrigjohemi patjetër, kemi falur dhe gabuar shumë kohët e fundit. Duhet të jemi më të përgatitur dhe të përqendruar kur kundërshtari ka topin”.

NWABUEZE – “Jemi mësuar të shohim nga dy gola nga ai për çdo javë, por futbolli nuk është i tillë. Kur je në ditë të mira je rezultativ, por ka edhe momente jo kur mbyllet porta për sulmuesin. I kemi kërkuar të ruajë qetësinë dhe t’i shërbejë skuadrës. Sot e bëri dhe shërbeu për Xhixhën. Ai ka konsumuar shumë energji dhe ka minuta më shumë se çdo lojtar tjetër te Laçi. Oshilacionet janë normale dhe të logjikshme”.

ALTERNATIVAT – “Nuk po japin atë që po kërkojmë, për të ndihmuar ekipin. Jam i kënaqur me Grecën, është futur në brendësi të ekipit. Rrapo ka sakrifikuar, e falënderoj, ka luajtur jo në pozicionin e tij natyral. Kuptoj që nuk mund të presim maksimumin në këto situata. I falënderoj djemtë që kontribuojnë për ekipin, edhe pse mund të mos ndihen mirë kur nuk luajnë në pozicionin e tyre. Luajtëm mirë me Kukësin, por dolëm pa pikë. U ndëshkuam nga pakujdesia jonë. Kampionati po vjen drejt fundit, duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe pragmatistë. Rezultati duhet, loja nuk vlen më”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!