Laçi zhvilloi një ndeshje të mirë, por u mposht nga Partizani 1-0 në kryeqytet. Trajneri i bardhezinjve, Armando Cungu analizoi takimin në prpnoncimin e dhën◄ për Supersport, duke shprehur keqardhjen për daljen pa pikë nga sfida me “Demat”.
“Që prej momentit që kam ardhur te Laçi, nuk është se ka pasur ekip që na ka dominuar. Goli i Partizanit erdhi nga një mospërqendrim nga lojtari jonë. Ishte një dhuratë. Nuk kishim qetësinë në mundësitë që na u dhënë, në pjesën e parë dhe të dytë, si me Xhixhën dhe Nwabueze.
Ishte një ndeshje e dominuar prej nesh, në përgjithësi. Një pikë do të ishte e pranueshme. Keqardhje, të humbësh në këtë moment dhe në këtë mënyrë është e vështirë për një trajner.
Përballja e radhës është edhe më e vështirë. Nuk do e kemi të lehtë, na duhet fitorja dhe do japim maksimumin. Ne do të vazhdojmë luftën për Evropë dhe nuk do të dorëzohemi për asnjë moment.
Ndodhemi në vend të tretë, duhet ta mbajmë këtë pozicion. Do të thotë shumë për një ekip si ne, pse jo mund të tentojmë edhe diçka më lart. Mundësitë ishin të barazonim ndeshjen, por ekipi ka nevojë për më shumë pjekuri për të menaxhuar lojën, sidomos në përballje të tilla.
Jam dakord që lojtarët kryesorë janë shfrytëzuar maksimalisht. Kundër Kukësit nuk ndaluam së vrapuari gjatë 90 minutave, edhe sot ishim më mirë se kundërshtari fizikisht. Ishim në rritje, kundërshtari ra dhe e mbajtëm në gjysmëfushën e vet. Ishim më të freskët, por na duhet pjekuri për të fituar personalitetin e duhur“, deklaron Cungu. /abcnews.al