Gazetari Trashëgim Sokolaj ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se trafikantët e lëndëve narkotike të njohur si “çunat problematikë” janë gjithmonë një hap para, pasi arrijnë të korruptojnë të gjitha strukturat doganat, portet dhe deri te gjyqësorin.
Ndërsa, gazetari Dritani Laçi ka zbuluar se në përgjimet e Sky ECC, Dritan Rexhepi i lutej që ta kalonin të gjithë sasinë e drogës nëpërmjet anijeve, që t’i krijonin besim grupeve të narkotrafikut meksikanë.
“Çunat problematikë janë gjithmonë një hap para në përshtatje me terrenin, pasi kanë një potencial ekonomik me të cilin arrijnë të korruptojnë jo të gjithë sistemin, por pjesë të caktuara të sistemit, për shembull, doganat, portet, gjyqësorin, ato struktura me të cilat përballen më shpesh dhe të cilat i pengojnë”, tha Sokolaj.
“Në përgjimet e Sky të Dritan Rexhepit, i cili lutej që aman ta kalojmë këtë sasi droge nëpërmjet anijeve, sa që bombarduan të gjithë portin njëkohësisht nga Malta deri në Gjermani, vetëm për t’i krijuar besim këtyre grupeve të narkotrafikut në Meksikë”, u shpreh Laçi.