Çun Lajçi i kujton premtimin Ramës për Teatrin: Unë po plakem, Edi je prap i ri

schedule11:15 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 11:15 - 2 Dhjetor, 2021

Më datën 17 u shemb Teatri Kombëtar në Tiranë. Kjo bëri që aktori legjendar i Kosovës, Çun Lajçi t’i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe si pasojë nuk ka munguar as përgjigja nga ky i fundit.

LEXO EDHE:Rama për teatrin: Si dy të “çmendun” mes plot normalesh uroj ta takoj Çunin e Bjeshkëve të Namuna

Sot pas një viti e gjysmë, duket se aktori nuk e ka harruar këtë moment dhe ka rikujtuar premtimin e Ramës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tha se ndonëse ditët po ikin, ende asgjë nuk është realizuar.

“Ne artistët kemi lënë jetën dhe lëkurën për dërrasat e Teatrit, edhe pse jemi këtu. Edhe pse i kam shkruar unë prap po i them Edi Ramës, bëre keq që e shpëtove teatrin dhe pse ishte i mjerueshëm, sepse aty lam lëkurat tona, djersën tonë. Më patë premtuar, prandaj po ja rikujtoj se një shkrim e quajta o i çmendur pop se po rrënon, ai ma ktheu ne të dy të çmendur shumë shpejt do ta presim shiritin e kuq. Kjo nuk ndodhi dhe unë I çmendur po plakem dhe po pres me pre shiritin, sepse Edi është prap i ri”, tha Lajçi.l.k/abcnews.al