Çuçi: Modernizimi në fokus, në janar rritje page për punonjësit që punojnë larg vendbanimeve

schedule11:38 - 9 Nëntor, 2021

schedule 11:38 - 9 Nëntor, 2021

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në fjalën e tij në prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për policinë e Shtetit ka theksuar se vëmendje kanë rritja e pagave dhe investimet për të përmirësuar teknikat dhe mënyrat për të luftuar krimin.

Sipas tij punonjësit e policisë së shtetit që punojnë larg vendbanimeve do të kenë një bonus deri në 150% të pagës aktuale që ato marrin për ti motivuar dhe për ta bërë më të lehtë shpenzimet që ato kanë.

LEXO EDHE: Çuçi: Modernizimi në fokus, në janar rritje page për punonjësit që punojnë larg vendbanimeve

Lufta kundër krimit të organizuar dhe kontrolli në territor do të ngrihen në një tjetër dimension. Shumë të rinj dhe të reja shohin te ky institucion vlerat për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë. Ne po rinovojmë trupën dhe kapacitete profesionale. Plaga e pandemisë dhe vështirësitë që sjell kjo krizë nuk penguin rritjen për buxhetin e shtetit për policinë. Që në vitin e parë të mandatit tonë të tretë kemi një rritje prej 4% ndaj buxhetit për ministrinë e Brendshëm, për të rritur prioritete tona në fushën e sigurisë.

Sfida jonë mbetet gjithmonë vetvetja dhe jemi në momentin që duhet të bëjmë një kapërcim tjetër të madh që është rritja e pagave për punonjësit që punojnë larg vendbanimeve dhe për pajisjet teknologjike të inteligjente. Ne do të shtojmë buxhetin në mënyrë absolute dhe do të rialokojmë buxhetin që ka qenë deri më sot. Bonusi që do të përfitojnë punonjësit e policisë së shtetit. Policia është në krah të publikut gjithmonë, dhe trajtimi  mirë financiarë për to duhet që të kenë një tjetër vlerësim. Punonjësit që punojnë larg vendbanimit të tyre do të përfitojnë një pagë deri në 1505 ndaj pagës aktuale. Vetëm sot që flasim janë rreth 1200 punonjës që përfitojnë nga ky bonus, ky është një numër që ndryshon në vijim të ndryshimeve që bëhen. Ne jemi të vetëdijshëm në kuadër të vështirësisë që ato kanë, ndaj do të ketë një trajtim të veçantë për to. Ky do të ketë impact në buxhetet e familjarëve të tyre. Nuk është e lehtë që të punohet larg vendbanimit ndaj dhe ky ndryshim do të fillojë që në janar të 2022.

Do të ketë shtesë në investimet në fushën e sigurisë”, ka thënë Çuçi./abcnews.al