Ç’të bëj më përpara me pensionin? Thumbon aktori: S’mbeti njeri pa dekorata

schedule18:30 - 17 Mars, 2022

schedule 18:30 - 17 Mars, 2022

Bajram Dosti, një figurë e teatrit shqiptar por edhe kinematografisë, 4 vite pas daljes në pension rrëfe jetën e tij në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin. Aktori nga Tepelena, më një aktivitet 20 vjeçar në Teatrin dhe Estradën e qytetit të Fierit, por dhe një personazh shumë i dashur i publikut të skeçeve humoristike, shprehu se vlerësimi pas dedikimit afro 50 vjeçar në art ka qenë minimalist.

“Ajo është dhimbje e madhe. Të them të drejtën, artisti nuk vlerësohet. Në mënyrë matematike ta shpjegoj. 207 mijë lekë më ka dalë pensioni. Duhet shkurtuar, i thashë gruas sime kur më tha se më ka dalë shumë pak; ‘unë duhanin e pijë?’ jo më tha mua. 150 mijë lekë më bën duhani. Bëjnë 350? Po. I sëmurë kam qenë ndonjëherë, i thashë? Jo, më tha. 150 bëjnë edhe ato. E kupton, i thashë, e kam 600 mijë lekë. Megjithatë kam filluar me zemrën dhe më heq 60 mijë lekë nga ajo. Zbrapsemi që mos t’i japim kafe, është e dhimbshme.” – tha me nota sarkazme dhe humori Dosti teksa shpjegonte situatën ekonomike në pension.

Jeta e aktorit nga Tepelena ka qenë e mbushur me gëzim dhe hare, por fillimet kanë qenë të vështira. Regjimi i kohës nuk ja lehtësoj përmbushjen e pasionit më të madh në jetë; të ishte pjesë e skenës. Por sot, në të 70tat e tij, ai ja ka dalë të kujtoj qindar role me në krahë emrat më të shquar të teatrit dhe filmit në Shqipëri.

“Nuk duhet të qahemi. Kam kaluar një fëmijëri të vështirë. Ajo më ka shoqëruar gjithë jetën. Më vështirësitë jam mësuar. Di ta racionojë edhe këtë jetë.”

Pasi bën një rezyme të jetës së tij artistike, cili rol i ka mbetur peng Bajram Dostit?

“Unë e kam Sancho Pancho-n ëndrrën time. E kam punuar Viktor Zhusti. Një fragment i gjatë që më ka ngelur në kujtesë. Doja ta bëja rol komplet por nuk e bëra dot. S’dihet, kam kohë edhe nja 50 vjet.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!